Yuri Kim mesazh të qartë deputetëve: Votoni vettingun! Lëreni mënjanë politikën

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u ka dërguar një mesazh të qartë deputetëve pak minuta para nisjes së punimeve të Kuvendit. Në seancën e sotme do të votohet për zgjatjen e mandateve të vettingut, por deri tani vetëm socialistët janë shprehur pro.

Kim thotë se kjo nuk është as çështje partiake dhe as hile, por del mbi politikën e ditës.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut është mbi Kuvendin. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ne jemi me ty”, shkruan Yuri Kim.

Paraditen e sotme ka pasur zhvillime dhe në selinë blu. Kryetari Lulzim Basha ka mbledhur deputetët para seancës dhe mësohet se ata do të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të vettingut. Grupi i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha është kundër.

Zjarr Tv Ad