Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar sot Vlorën, në kuadër të turit të lamtumirës teksa pritet të largohet nga detyra e saj në Shqipëri.
Ambasadorja Kim ka postuar disa foto në Instagramin e saj nga Vlorë, teksa shkruan se do i mungojë ky qytet dhe se nuk do ta harrojë kurrë mikpritjen e shqiptarëve.
“Këtë fundjavë, vizitova Vlorën për t’u thënë faleminderit dhe lamtumirë miqve në një nga qytetet më të gjalla dhe më të bukur të Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë mikpritjen tuaj, sipërmarrjen tuaj dhe stilin tuaj. Do te me mungosh. 🇺🇸 🇦🇱” shkruan Kim në postimin e saj.
Kujtojmë që më herët Kim vizitoi Tropojën, Shkodrën Skraparin dhe Libohovën. Pas ikjes së saj Kim do të zëvendësohet nga nga kolegu i saj David J. Kostelancik.