Yuri Kim nis vëzhgimet në terren pak orë para zgjedhjeve, vizitë në Fushë Krujë! Takon qytetarë dhe policë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duket se ka nisur vëzhgimet në terren që një ditë para zgjedhjeve. Ajo është ndalur sot në Fushë Krujë, ku ka konsumuar për disa minuta një kafe me disa qytetarë në një lokal në afërsi të policisë. Më pas ambasadorja takoi edhe drejtuesit e policisë të rrethit të Krujës, ku zhvilloi një bisedë të shkurtër me ta. Ambasada e SHBA bëri me dije pak më herë se do të jetë në terren si gjatë procesit të votimit po ashtu edhe të numërimit, ndërsa ambasadorja Yuri Kim është shprehur se edhe ajo vetë do të jetë pjesë e grupeve të vëzhgimit.

Ambasadorja e SHBA ka qenë në lëvizje ditën e sotme, pasi gjatë paradites ka zhvilluar edhe një takim me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Takimi u zhvillua në selinë blu dhe zgjati një orë, por nuk u bënë me dije detaje nga biseda mes tyre.

Takimi i Kim me Bashën erdhi pas sulmeve të Presidentit Ilir Meta mbrëmjen e djeshme ndaj Ambasadores së SHBA se po favorizon kryeministrin Edi Rama. Kim i bëri thirrje dje Metës që ndalonte ‘kërcënimet me sfurqe’ dhe se deklarata të tilla ishin të dënueshme, ndërsa kjo solli reagimin e menjëhershëm të Metës, i cili, i dalë krejtësisht nga kontrolli, bëri një sërë deklaratash të forta kundër ambasadores së SHBA-së në Tiranë. Akuzave se po mbështet Ramën, Ambasadorja Kim iu përgjigj sot shumë shkurt dhe qartë se SHBA-së i intereson vetëm zhvillimi i zgjedhjeve në paqe, pa cenuar votën e asnjë qytetari.

Zjarr Tv Ad