Yuri Kim: Nuk duhen pritur zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese, mjaft me lojëra

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka reaguar përsëri lidhur me Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të bëhet funksionale. Ajo është shprehur se; nuk duhet që të presin që BE, të marrë ndonjë vendim.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Kim tha se; qytetarët nuk duhet të presin zgjedhjet e ardhshme, për të pasur një Gjykatë Kushtetuese.

“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”!, kështu është shprehur ambasadorja Kim.

Zjarr Tv Ad