Yuri Kim për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit: Ishte një kampione e palodhur e demokracisë dhe mikeshë e vërtetë e popullit shqiptar

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Kim në postimin e saj shkruan se Madeleine Albright ishte një kampione e palodhur e demokracisë, mikeshë e vërtetë e popullit shqiptar dhe një amerikane e madhe.

“Kur Madeleine Albright vizitoi Tiranën në vitin 2000, ajo tha: “Ndërsa shohim përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Europën Juglindore, ne presim që Shqipëria të ndihmojë në udhëheqjen e rrugës. U prehtë në paqe kjo kampione e palodhur e demokracisë, mikeshë e vërtetë e popullit shqiptar dhe një amerikane e madhe” thuhet në postimin e Kim.

Zjarr Tv Ad