Yuri Kim përshëndet takimet e delegacionit me Ramën dhe Bashën: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri i tejkalojnë ato politike

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka përshëndetur takimet e delegacionit të SHBA me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, diplomatja e SHBA shkruan se kjo tregon se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë i tejkalojnë ato politike.

Ndër të tjera Kim thotë se delegacioni amerikan vizitoi edhe afagnët e strehuar në Shqipëri, duke shprehur falenderime për mikpritjen e popullit shqiptar.

Takimet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha tregojnë se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë e tejkalojnë politikën. Ligjvënësit amerikanë kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në duke se ai do të investimet amerikane në biznes.

Ligjvënësit amerikanë gjithashtu vizituan të evakuarit afganë që kanë kërkuar strehim të përkohshëm dhe të sigurt në Shqipëri.

Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tij. Krenar që shoh OJQ amerikane, biznese dhe vullnetarë që mbështesin ata në nevojë”, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad