Yuri Kim pozon nga kalaja e Rozafës: Qyteti më i preferuar në botë dhe me njerëz mikpritës

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar një foto nga Shkodra, duke e cilësuar si një nga qytetet më të preferuara.

Diplomatja amerikane shkruan se është e lumtur që vizitoi Shkodrën dhe kaloi pak kohë me qytetarët shkodranë, të cilët i quan mikpritës, me stil dhe të kulturuar.

“E lumtur të kthehem në një nga vendet e mia të preferuar në botë, Shkodër. Isha këtu me disa miq për të vizituar disa vende të rëndësishme si Kalaja e Rozafës e cila ka qëndruar për shekuj si dëshmi e trimërisë së Shkodrës. Këndi i Kujtesës së na kujton krimet e diktaturës komuniste dhe rezistencën e popullit të Shkodrës dhe muzeun e fotografisë Marubi i cili ka imazhe të bukura dhe të jashtëzakonshme të Shqipërisë së shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.Mbi të gjitha ishte kënaqësi të takohesha dhe të kaloja kohë me shkodranët të cilët shquhen për mikpritjen, stilin, përsosjen kulturore dhe pavarësinë. Unë i dua shkodranët”, shkruan Yuri Kim.

Kim vizitoi ditën e djeshme qytetin e Shkodrës, ndërsa u pa duke bërë foto me qytetarët në pedonalen e qytetit.

Zjarr Tv Ad