Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë një deklaratë konfuze.
Kim ka komentuar në Opinion marrëdhëniet e saj me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ambasadorja ka thënë se takimet i zhvillon me deputetin Enkelejd Alibeaj, duke shtuar se ajo njeh atë si kryetar të grupit parlamentar (në një kohë kur kryetar i grupit është Luçioano Boçi) dhe kryetar në detyrë të PD.
Edhe pse demokratët votuan në 22 maj me vullnetin e tyre të lirë dhe zgjodhën në krye të PD Sali Berishën me mbi 40 mijë vota, për Yuri Kim një moment i tillë nuk ekziston.
Një qëndrim i tillë është jo vetëm ndërhyrje në punët e brendshme të vendit dhe politikës, por edhe deformim e shtrembërim i të vërtetës.
Yuri Kim: Nuk është garë popullariteti për ne.
Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet.
Do të ishte paligjshmëri. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë. Kjo nuk do të ndodhë.