Yuri Kim reagon pas takimit të Berishës në Shkodër…

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar në një mënyrë diplomatike pas takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër. Kim shpërndau në rrjetet sociale intervistën e ish-ambasadorit William Reyerson në “Zërin e Amerikës”, i cili u shpreh se shpallja “non grata” e Berishës, është sinjal kundër korrupsionit. Kim thotë se duhet lexuar e plotë kjo intervistë.

“Respekti, dashuria & shpresa e Ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30-vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve SHBA – Shqipëri, ai thotë: “Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri, mos u dorëzo përballë pengesave”. Intervista e plotë duhet lexuar” – shkruan Kim. Por çfarë tha Ryerson pwr Berishwn nw VOA.

“Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë.

Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, – u shpreh ambasadori Ryerson.

Zjarr Tv Ad