Shtëpia e Bardhë, i shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Twitter ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, shprehet se SHBA do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar.
“Presidenti amerikan Joe Biden sot vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Qeveria e SHBA-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kirminale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion si; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, thekson ambasadorja Kim.