Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një foto të Piramidës së Tiranës, e cila është duke u rikonstruktuar.
Diplomatja e SHBA shprehet se piramida dikur u ndërtua si simbol i së kaluarës së errët, ndërsa sot po kthehet në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, duke krijuar një të ardhme të re të vendit.
“Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët. Tani, ajo po kthehet – në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritura të formojë një të ardhme të re”, shkruan Yuri Kim në Twitter.