Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi, ditën e sotme ndodhen në Universitetin Bujqësor të Tiranës, për të finalizuar marrëveshjen për studentët afganë, mes këtij universiteti dhe atij shtetëror të Michiganit.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja tha se SHBA dhe Shqipëria kanë punuar për ti sjellë përparësi arsimit, teksa shtoi se shqiptarët “udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyrë, për sa më shumë afgan.
Km, teksa foli për mbështetjen që Shqipëria u dha qytetarëve afganë, theksoi dhe qëndrimin që vendi ynë po mban ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Këtu jemi sot për të festuar dy gjëra. Festojmë lidhjen e veçantë që lidh popujt shqiptar amerikanë dhe afganë si dhe rritjen e fuqizimin te njëri-tjetri. SHBA dhe Shqipëria kanë punuar së bashku për ti sjellë përparësi arsimit.
Shqiptarët udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre për sa më shumë afganë. Duke na treguar ne çdo të thotë të jesh një popull i nderuar, dashamirës. Nuk kam për ta haruar kurrë mikëpritjen dhe humanizmin që populli shqiptar tregoi në ato ditë, dhe këtë nuk kanë për ta harruar as njerëzit që ndihmuat. Ajo që qeveria juaj bëri nuk ishte diçka që u bë për shkak të politikanve, por për shkak të karakterit shqiptar. Kjo është ajo që ju jeni dhe bota ju ka parë me admirim dhe ne duhet të ndjekim shembullin tuaj
Populli shqiptar po vërteton edhe njëherë lidershipin e tij teksa dënon përgjigjen globale për pushtimin rus ndaj Ukrainës, nga këshillimi i sigurimit të OKB. Sot jemi këtu për tu siuruar që ata që kanë ardhur nga afgani do të vazhdojnë studimet në Amerikë njëjtë siç i kanë vazhduar këtu në Shqipëri. Secili që është këtu është ilustrues i partneritetit të fortë mes Shqipërisë dhe SHBA. Si dhe profesionalizmin e universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Michiganit.
Sot ne festojmë jo vetëm suksesin e këtyre studiuesve të përkushtuar por edhe partneritetin mes dy universiteteve kryesore në Amerikë dhe Shqipëri. Do të ndërtojë ura të reja mes pedagogëve dhe do hapë dyer të reja për shkembime njohurish. Ne gjithmonë kemi qëndruar pranë njëri-tjetrit. Tani që shënojmë 100 vjet marrëdhënie diplomatike në bëjmë diçka që vërtet përfaqëson rritje”, tha Kim.