Yuri Kim: Shqiptarët nuk duhet të votojnë të korruptuarit…

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, ambasadorja Yuri Kim, ka zhvilluar një konferencë për mediat, pak kohë përpara zgjedhjeve, ku ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme, për liderët politikë shqiptarë.

Sipas ambasadores Kim, liderët politikë, duhet të heqin nga listat zgjedhore të korruptuarit.

Ndër të tjera, Kim, ka theksuar se; është me rëndësi që partitë politike, të jenë transparente në gjithçka për zgjedhjet e 25 prillit.

“SHBA ka punuar dhe do të punojë për të përmirësuar demokracinë në Shqipëri. Përfaqësuesit  në parlament duhet të përfaqësojnë të gjithë shqiptarët. Liderët e partive të largojnë politikanët e korruptuar nga lista. Partitë të bëjnë transparente financimet.

Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për të korruptuarit. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral. Ne inkurajojmë të gjithë partitë, që të kenë transparencë për gjithçka për zgjedhjet e ardhshme”, kështu është shprehur ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad