Yuri Kim takohet me drejtorin e Policisë Gledis Nano

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm e Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Diplomatja  amerikane shkruan përmes një postimi në Tëitter se folën për të forcuar bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit, e cila është thelbësore për integritetin e Policisë.

Më tej Kim falenderon punonjësit e policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

“U takova sot me drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të forcuar bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit. Thelbësore për të siguruar integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët”, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad