Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kreun e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Ballën.
Kim thotë se i uroi suksese Ballës në detyrën e re, teksa shtoi se SHBA do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë elementët e reformës në drejtësi.
“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë. Është thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë elementët e reformës në drejtësi”, shkruan Yuri Kim.