Yuri Kim vizitë në Presidencë, ambasadorja amerikane takim me kreun e shtetit Bajram Begaj

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i është drejtuar paraditen e të enjtes Presidencës së Shqipërisë, aty ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e shtetit Bajram Begaj, raporton News 24.

Ndërkohë që nuk ka një njoftim zyrtar ende mbi takimin mes diplomates amerikane dhe presidentit Begaj.

Pritet që ambasada dhe zyra e shtypit e Presidentit të japin detaje rreth takimit pas mbarimit të tij.

Kujtojmë që Presidenti i vendit duhet të dekretojë në javët në vijim datën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vitin 2023.

Zjarr Tv Ad