Yuri Kim zbulon detaje nga takimi me Peleshin dhe Haki Çakon: Jemi këtu për t’ju ndihmuar në rast nevoje

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot në Vlorë me ekipin e dërguar nga SHBA për t’u ardhur në ndihmë Emergjencave Civile për shuarjen e zjarreve në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se diplomatja Yuri Kim gjatë vizitës së saj në bazën ushtarake të Pashalimanit, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Bajram Begaj, dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako vlerësuan situatën e zjarreve dhe këshilluan palën shqiptare.

“Mendimet tona shkojnë për të gjithë shqiptarët gjatë kësaj kohe të vështirë, veçanërisht me ata jetët e të cilëve janë prekur nga shkatërrimi… Unë sot jam në rajonin e Vlorës për të takuar ekipin tonë amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët erdhën në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes. Unë jam mirënjohëse për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj thirrjes për ndihmë. Ata tashmë kanë filluar të trajtojnë sfidat, duke punuar së bashku me partnerët tanë shqiptarë”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim gjatë vizitës së saj në bazën ushtarake të Pashalimanit, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Bajram Begaj, dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako.

Ambasadorja Kim u takua gjithashtu edhe me ekspertë nga Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sjellë në Shqipëri nëpërmjet USAID për të vlerësuar situatën e zjarreve dhe për të këshilluar palën shqiptare mbi përgjigjen e duhur.

Zjarr Tv Ad