Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, e cila dërgoi në Kuvend emrin e Altin Binajt si kandidat për Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një postimi, Kim shkruan se sapo Presidenca të emërojë kandidatin e saj, Kushtetuesja do të jetë gati shumë shpejt, duke i falenderuar për masat urgjente që janë marrë për plotësimin e vakancave. Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë se do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për GJK funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, GJk do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, tha Kim