Yuri, shqiptarëve u ke ngrënë bukën dhe u ke përmbysur kupën

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Hysni Gurra

Yuri bëhet melankolike, nga ‘do hani bar’ kalon në shprehje popullore – “bukë-kripë-zemër”

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është bërë melankolike në ditët e fundit të qëndrimit të saj në Shqipëri.

Pas një turi nëpër Shqipëri, praktikë e ambasadorëve sovjetikë e lindorë, Yuri është përpjekur të lerë një shije të ‘mirë’ te shqiptarët duke u bërë melankolike.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kim thotë se në të 61 bashkitë e vendit, shqiptarët e kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur.

“Largohem pas tre vitesh e gjysmë nga Shqipëria e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!”, shkruan ajo.

Por shqiptarët nuk e harrojnë se Yuri Kim është e vetmja ambasadore që u ka thënë votoni kë dua unë, ndryshe do hani bar.

Yuri Kim përtej melankolive që përpiqet të bëjë në ditët e fundit, ka jetuar në Shqipëri si “sheike”. Ka bërë jetë luksi dhe në mos edhe biznes të pastër.

Është diplomatja që ka thyer më së shumti Konventën e Vienës.

Diplomatja që është sjellë më së shumti si ministre e qeverisë shqiptare, aq sa shqiptarët tallen me të duke thënë se e ngatërrojmë me Spiropalin për devotshmërinë që ka treguar në shërbim të Edi Ramës.

Është diplomatja e parë që uron një pushtet që grabit vota sa mbyllen kutitë e votimit, ende pa dalë rezultati i zgjedhjeve.

Është diplomatja e parë e fiksuar pas objektivit të aparatit e llampës së kuqe të kamerës, çdo moment në Shqipëri jetoi për vëmendje, sikur të ishte një “show girl” dhe jo një diplomate.

Yuri do të mbahet mend si diplomatja më populiste që ka qenë ndonjëherë në Shqipëri. E njëjta diplomate që përmend “bukë-kripë-zemër” shqiptarëve për t’u rrokur simpatinë nuk ka folë kurrë kur shqiptarëve u tjetërsohet vota nga Rilindja, kur vidhen e kur varfërohen çdo ditë.

Nëse Yuri do ishte kaq e dhimbsur me shqiptarët do kishte folë një fjalë kur Shqipëria u kanabizua. Do kishte folë një fjalë për afera korruptive që kanë dëmtuar drejtpërdrejt jetën e shqiptarëve si konçensionet, mega-afera e inceneratorëve, afera e Portit të Durrësit etj.

Shqiptarët vërtetë kanë shprehjen se mikun e presin me “bukë-kripë-zemër”, por kanë edhe një shprehje tjetër, “aty ku ha bukën mos përmbys kupën”.

Dhe Yuri Kim pikërisht këtë ka bërë, ka ngrënë bukën dhe ka përmbysur kupën.

Zjarr Tv Ad