Yzberisht/ Shpërthen bombola e gazit në një fast-food, 3 të plagosur

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi i një bombole gazi në një biznes që shërbente si fast-food dhe byrektore në Yzberisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:25 të mëngjesit të sotëm në rrugën “3 Dëshmorët”. Biznesi ndodhej në katin e parë të një pallati. Nga shpërthimi i bombolës u plagosën pronarja e biznesit, Klodiana Simeci dhe dy punonjëset Ardiana Mesi dhe M.P.

“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar  lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit,  si dhe dy punonjëset  A. M dhe M. P” njoftoi policia.

Lëndime të lehta ka marrë edhe bashkëshorti i Klodianës, Hekuran Simeci, i cili ka qenë në kafe në momentin e shpërthimit.

“Punëtorja Ardjana Mesi ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy, ndërsa pronarja Klodiana Simeci ka shembje dhe djegie në masën 20-25%. Lëndime të lehta ka pësuar dhe pronari Hekuran Simeci. Dëmtimet i kanë marrë dhe nga zhvendosja e materialeve si pasojë e shpërthimit, nga furra që është zhvendosur, frigoriferët dhe tavolinat” 

Ardjana Mesi ndodhet tek Trauma, ndërsa Klodiana Simeci tek Pavioni i Djegies në QSUT.

Shkak i shpërthimit dyshohe rrjedhja e gazit

Në biznes ka pasur dy bombula gazi 20 litërshe dhe grupi hetimor po kontrollon nëse kanë qenë të kolauduara.Shkak i shpërthimit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit. Dy pronarët kishin rreth 7 vite që punonin në këtë biznes. Biznesi shërbente si fast-food dhe byrektore. Ata kishin 4 punëtorë që shërbenin. Gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën, por po mbahen nën kujdes intensiv. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad