Zaev: Bashkëpunojmë edhe me Rusinë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri  i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se mbetet i hapur për bashkëpunim sa më të thellë ekonomik me Rusinë dhe me shtetet tjera.

Në konferencën për shtyp pas aktivitetit  për 25-vjetorin e  marrëdhënieve diplomatike mes  Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, ai tha se vendi nuk kërkon alternativë tjetër përpos BE-së dhe NATO-s.

“Alternativë tjetër përpos NATO-s dhe BE-së nuk ekziston. Këtë na e ka thënë populli ynë, rreth 80 për qind e qytetarëve tanë janë për integrim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Është interes i yni, siç është interes edhe i vendeve të BE-së dhe NATO-s, të bashkëpunojmë me pjesën tjetër të botës. Ne bashkëpunojmë me Rusinë me Kinën edhe me Lindjen e Mesme si dhe me shumë shtete aziatike, siç janë India dhe shumë shtete tjera, për shkak se kjo sjellë prosperitet direkt për popullatën tonë. Por gjithmonë theksojmë se nuk ka alternativë tjetër për ne përveç NATO-s dhe BE-së”-tha mes tjerash Zaev, raporton Alsat.

Zjarr Tv Ad