Zaev dhe Ahmeti mohojnë krizën brenda koalicionit qeverisës

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të mërkurën, do të bisedojnë për kandidatin konsensual për president të shtetit ndërsa kanë përjashtuar mundësinë e një përkeqësimi të raporteve brenda koalicionit qeverisës pas dështimit të Kuvendit për t’i hequr imunitetin ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski.

“Jam i mendimit që kjo çështje do të marrë epilog”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit që kishte në Shkup me zëvëndësministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Genti Cakaj. Duke komentuar deklarimet e zyrtarëve të LSDM-së se qeveria mund të funksionoj edhe pa BDI-në si pjesë e ekzekutivit, Ahmeti ka thënë se nuk beson se një qëndrim i tillë është edhe kësaj partie ndërsa ka theksuar se Maqedonia e Veriut ndodhet para sfidave të rëndësishme andaj edhe nuk ka nevojë për kriza të reja.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev, njëherit kryetar i LSDM-së, para mbledhjes së kryesisë së partisë të martën në mbrëmje ka thënë se beson në kapërcimin e gjendjes së krijuar me imunitetin e Veljanovskit, por ka kërkuar përgjegjësi për mos heqjen e mandatit. Zaev gjithashtu ka thekuar se BDI-ja do të jetë pjesë e qeverisë pasi pa këtë parti shumica parlamentare nuk ka numrin e nevojshme të votave për mbijetesën e qeverisë. Përlasjet mes LSDM-së dhe BDI-së pasuan vendimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për të mos vënë në votim heqjen e imunitetit të Veljanovskit i cili së bashku me katër zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe ish kryeministrin,Nikolla Gruevski dyshohen si organizator të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, më 27 prill 2018.

 

 

Zjarr Tv Ad