Zaev: Nëse BE nuk jep datë për negociatat, qeveria ime ka ‘vdekur’

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse Maqedonia e Veriut nuk merr një datë për negociatat me BE më 18 tetor, qeveria mund të shpërbëhet.

Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev për agjencinë serbe Tanjug.

“Nëse liderët e shteteve anëtare të BE-së marrin një vendim negativ të enjten ose të premten për të filluar negociatat ose nëse ata e shtyjnë atë vendim edhe një herë, qeveria jonë ka vdekur,” tha Zaev në Vjenë.

Duke folur për agjensinë serbe të lajmeve Tanjug, Zaev thotë se vendi nuk ka asnjë alternative dhe se qeveritë e ardhshme do të mbeten të përqendruara në BE. Ai tha se BE nuk mund të presë dialog nga Prishtina dhe Beogradi derisa të vlerësojë arritjet e Shkupit me Athinën dhe Sofjen.

Zjarr Tv Ad