Zaev: Riformatimi i qeverisë, deri në qershor

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deri në fund të muajit maj do të marrë fund frika e ministrave të kabinetit ekzekutiv dhe do të zgjidhet dilema e kryeministrit, se cili prej tyre do të duhet të lëshojë karrigen.

Kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur se përveç ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë ndryshim edhe të strukturave drejtuese në institucionet e tjera që janë në kompetencë të Qeverisë por edhe në LSDM.

“Besoj se në fillim të qershorit do të dal me ndryshimet komplete në strukturat udhëheqëse në nivel të ministrave dhe institucioneve shtetërore dhe besoj nga fundi i qershorit do të lëshohemi edhe në vertikale në vetë komunat ku shteti përfaqësohet me institucionet e tij. Paralelisht më këtë, unë si kryetar i LSDM-së duhet të bëj disa ndryshime në partinë time politike sepse një pjesë e reflektimit të qytetarëve vjen nga partia e parë në pushtet”, tha kryeministri Zoran Zaev, raporton Alsat.

 

Zjarr Tv Ad