“Zahon do e bëjmë dhëndër Puke”, ja si i përgjigjet Rama qytetares

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë aktivitetit “Bashkia që duam” në qytetin e Pukës, Kryeministri Rama mori një kërkesë të “çuditshme” nga një banore e zonës.

“Duke qenë se Kryeministri i ka respektuar shumë”, tha qytetarja gjatë fjalës së saj, ajo do të donte që djalin e Kryeministrit, Zahon ta bënin dhëndër në qytetin e Pukës.

“Një kërkesë kam unë. Zahon e vogël do e bëjmë dhëndër në Pukë se ti na do dhe na respekton”, tha qytetarja.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja nga ana e kryeministrit Rama:

“Po të isha si politikanët e tjerë unë do të thoja po po, patjetër. Por unë nuk jam si politikanët e tjerë dhe këtë nuk ta premtoj dot. Shaka, shaka, por këtë nuk e premtoj dot”.

Zjarr Tv Ad