Zaimi- Ramës: Thirri mendjes, është e pavend të thuash se politika e Kosovës merret me teori konspirative

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme në konferencën e përbashkët me Kanceleren Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se Kosova po krijon teori konspiracioni për “Ballkanin e Hapur”.

Ndërkohë pas Albin Kurtit, përgjigje Ramës i ka kthyer edhe Arbër Zaimi nga Vetëvendosje.

Në një intervistë për RTV Ora, Zaimi u shpreh se është e pavend të thuash se politika e Kosovës merret me teori konspirative, ndërkohë shton se të gjithë politikanët duhet t’i thërrasin mendjes, pasi ftohja e marrëdhënive mes dy vendeve po degradon në ofendime.

“Kosova, ulet vazhdimisht në tavolina ku njihet shtetësia e saj dhe nuk ka komplekse të tilla. Ministri i transportit të Kosovës, pardje  ishte në një tavolinë të tillë, me ministrat rajonal të Evropës Juglindore dhe paraqiti aty projekte për të ndërtuar linja hekurudhore që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Nuk është problem për qeverinë e Kosovës, të ulet në tavolina rajonale për të bashkëpunuar, sigurisht në të mirë të Kosovës.

Problemi me Ballkanin e Hapur është diçka tjetër dhe jo më kot dhe jo rastësisht të gjithë politikanët e kanë kundërshtuar këtë proces. Pra edhe ish-kryeministrat edhe partitë opozitare. Është e pavend  të thuash që gjithë politika e Kosovës, merret me teori konspiracioni sepse kështu paska zbuluar një i mençur që paska dalë në Tiranë.

 Mendoj që duhet t’i thërrasim mendjes të gjithë politikanët në Shqipëri dhe Kosovës, dhe të kuptojmë që kjo ftohje e marrëdhënieve që po degradon në ofendime nga ana  e qeverisë së Shqipërisë, nuk i shërben kombit shqiptar as në Kosovë. Dhe më vjen mirë që nga Kosova nuk ka ofendime të tilla. Është degradim që kemi ofendime të tilla nga ana e qeverisë së Shqipërisë.”  

Zjarr Tv Ad