Zakonet e përditshme që po ju bëjnë të shtoni peshë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Keni hequr dorë nga ushqimi me yndyrë dhe sheqer, po ushtroheni rregullisht dhe sërish nuk po humbni peshë? Ka një arsye. E gjitha ka të bëjë me zakonet tuaja të përditshme. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë 5 zakone të dëmshme nga të cilat duhet të hiqni dorë.

  1. Ju flini shumë

Sipas një studimi të fundit të kryer nga revista PLOS One, fjetja më shumë se 10 orë gjatë natës mund të çojë në një indeks më të lartë të masës trupore. Nuk është çudi që mjekët rekomandojnë të flini 7 deri në 9 orë gjumë çdo ditë.

  1. Ju bëheni gati në errësirë

Hapni grilat ose perde menjëherë pas zgjimit. Studimi i revistës PLOS One zbuloi se valët e dritës blu nga dielli herët në mëngjes rrisin metabolizmin tuaj dhe ndihmojnë trupin tuaj të zgjohet. Edhe 20 – 30 minuta dritë të ditës janë të mjaftueshme për të ndikuar në indeksin e masës trupore, informon abcnews.al.

  1. Ju nuk e rregulloni shtratin tuaj

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Një studim nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit i SHBA zbuloi se njerëzit që raportuan se rregullonin shtretërit e tyre gjithashtu raportuan të flinin më mirë në përgjithësi. Mbi të gjitha, gjumi i shëndetshëm është mënyra optimale drejt një peshe të shëndetshme.

  1. Ju harroni të peshoheni

Studiuesit nga Universiteti Cornell vërtetuan se peshimi ditor është një teknikë e suksesshme që inkurajon humbjen e peshës. Koha më e mirë për t’u peshuar është gjëja e parë në mëngjes, para se të hani ose pini ndonjë gjë. Meqenëse humbni peshën e ujit brenda natës, do të merrni numrin më të saktë, informon abcnews.al.

  1. Ju hani shumë pak për mëngjes

Studiuesit nga Universiteti i Tel Avivit insistojnë që ju duhet të përkëdhelni veten me një vakt të shijshëm në mëngjes. Në fakt, një mëngjes i ekuilibruar që përmban 600 kalori proteina, karbohidrate dhe pak ëmbëlsirë do ta bëjë më të lehtë për ju të ndiqni planin tuaj të përditshëm të dietës.

Zjarr Tv Ad