Zamira, gruaja që shpenzoi 18 mln euro në një dyqan të vetëm luksi!

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi brenda 10 vitesh, (mesatarisht 5000 euro në ditë) autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20-milionë-dollarëshe në Londër.

Zamira Haxhijeva është bashkëshortja e Xhahangir Haxhijevit, ish drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbaixhanit. Ai u arrestua në vitin 2016 dhe u dënua me 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve. Gjykata i kërkoi të kthejë 39 milion dollarë.

Zamira ka deklaruar në gjykatë se është e pafajshme, dhe se ajo e bashkëshorti po kthehen në viktima të një padrejtësie të madhe. Avokatët thonë se bashkëshorti i saj është dënuar vetëm sepse nuk ka rënë dakord me politikanët e korruptuar në Azerbajxhan, ndaj i kanë kërkuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeruit që ta marrin në mbrojtje.

Zjarr Tv Ad