“Zarf i kuq per Olten” Efi shpërthen keq ndaj produksionit të Big Brother pasi do ndodh dalja e Kiarës….

0
16349
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse jashtë “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes vijon të ndjekë formatin dhe të jap mendimet e saj. Sikurse ka bërë sot.

Për ata që nuk e dinë, dy të preferuarve të publikut Luizit dhe Oltës iu dha mundësia të krijonin dy grupe me banorët e tjerë me të cilët do qëndronin të lidhur me litarë. Mirëpo, Emiriona e cila ishte në grupin e Luizit u dorëzua menjëherë duke prishur lojën.

Kryetarja e grupit fitues Olta ka fituar një avantazh në lojë dhe në shtëpinë e BBVA ka mbërritur një zarf i kuq që do hapet të shtunën.

Ajo që hamendësohet të jetë brenda tij është avantazhi që asaj do i jepet për të çuar tre banorë në nominim, siç kanë bërë Dea dhe Kiara. Olta disa herë është shprehur se nëse i jepet kjo mundësi do çojë Luizin, Kiarën dhe Maestron.

Në reagimin e saj Efi shprehet e zhgënjyer që zarfi i kuq ka rënë në duart e Oltës. “Përsëri një zarf i kuq. Në dorë të Oltës. Nuk e di më thoni ju se unë nuk kam koment.”- shprehet Efi.

Përveç saj i mërzitur dhe zhgënjyer nga situata është edhe Luizi. Ai është agravuar në debatet me Emirionen dhe është shprehur se nëse Kiara del do e bëjë Emirionën të pendohet.

Zjarr Tv Ad