Zarf i zi në shtëpi: Olta kërkon publikisht nga Big Brotheri të larhohet pasi….

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja Olta Gixhari ka deklaruar se nuk po e përballon dot më qëndrimin larg djalit të saj në BBV.Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, u shpreh se s’mund të qëndrojë më pa djalin e saj dhe se ishte bërë pjesë e spektaklit vetëm për një muaj.





Mes lotësh u shpreh se po e shkatërron mungesa e Amar.“Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. Se përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg.





Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj.

Këtu të rrëmben energjia, loja. Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia. I vetmi vend ku e nxjerr është natën, të rëndohet frymëmarrja. Se di sa do të duroj”, shprehet Olta.





Nderkohe, Qetsori dhe Olta kanë deklaruar se tashmë janë aleatë në rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP”. Ata po mendojnë se si të afrojnë në grup persona të tjerë dhe lëvizjet e para i kanë bërë sot.





Ata kanë ftuar Antonetën që të bisedojë bashkë me ta, por ajo refuzoi.”Kape kape i çik tani se është vetëm”– i thotë Olta, Qetsorit.





Ky i fundit i afrohet Antonetës por ajo u shpreh se ka nevojë të rrijë vetëm dhe të mendojë.“Po marr i çik kohën time. Keni muhabet special? Epo ruajeni për më vonë”, u tha Antoneta.

Zjarr Tv Ad