Zarfi i Zi në shtëpi! Luizi dhe Maestro në televotim kokë më kokë sonte në prime?…

0
479
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zarf i zi ka ardhur në shtëpinë e Big Brother. Menjëherë banorëve u ka shkuar mendja se zarfi ka të bëjë me Luizin dhe Maestron pas veprimit që ato bën dje ndaj Kiarës duke shkaktuar tension.

Besohet se sonte BBV do coje ne nominim koke me koke Luizin dhe Maestron per keto skena.

“Ia dole”, i tha Luizi Kiarës teksa ndodheshin në dhomën e grimit.
“Për ça ia doli?”, e pyeti Olta Luizin ndërsa ky i fundit i tha se e di ai dhe Kiara.

Kiara nisi të qajë dhe u mbyll në tualet. Luizi shkoi ta qetësonte dhe i tha se me sjelljen e saj po i prish punë vetes dhe marrëdhënies së tyre.

Kiara ka qenë shumë e tensionuar pasi Luizi bëri që të prishte lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh. Kiara ka qenë gjatë gjithë ditës e tensionuar dhe ka qarë madje pasi Luizi e kishte mbështetur te lavamani dhe nuk e linte dilte.

Ai i tha pak më parë Kiarës: E provove që i çoj njerëzit në limite, teksa kjo e fundit i thotë ik e mos hajde më.Pas situatës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin.

Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.Ndërkohë, Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani.

Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.

Zjarr Tv Ad