Zbardhen dëshmitë/ Esat Cani pranon krimin, motra e tij tregon si nisi lidhja jashtëmartesore

0
1426
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur dëshmitë e reja për vrasjen në Zallbastar, ku mbeti i vdekur Arben Gjeci. Në dëshminë e dytë që ka dhënë në Polici, Elida Cani ka pranuar lidhjen e fshehtë me Arbenin dhe se vrasjen e tij e bëri Esat Cani. Mediat  kanë zbardhur dëshminë e plotë të Elida Canit, e cila tregon si nisi lidhja jashtëmartesore.

Elida Cani: Nuk e pranova që kisha lidhje me Arben Gjecin në fillim pasi isha e frikësuar. Tani nuk kam çfarë fsheh më. Kam patur një lidhje të fshehtë me Arbenin që ka filluar disa muaj më parë. Ai më ngacmonte, fillimisht unë e refuzova, por më pas nisëm të komunikonim në telefon derisa u lidhëm. Jemi takuar shpesh në një dhomë pranë shtëpisë së vjehrrit. Ai aty vinte dhe më pas ikte. E kishim lënë për t’u takuar edhe ditën e enjte. Fillimisht i thashë Arbenit e lëmë për ditë tjetër, por ai tha ‘jo, sot’. Vjehrri dhe vjehrra ishin në shtëpi, por dhoma që kemi shtuar është e veçuar. Aty e takova. Burri ishte në lokal, kishte më shumë 1 orë që kishte dalë. Atë ditë kisha frikë se mos më vinte burri, por Arbeni më tha që e pa duke pirë në lokal. Kryem marrëdhënie seksuale dhe kur po iknim, erdhi vëllai im Esati. Ai e qëlloi Arbenin me 1 levë hekuri disa herë. Esati u largua dhe telefonova burri, Dëfrimin. I thashë që dikush ka qëlluar Arbenin. Kur erdhi burri, tha që s’duhet ta marrë vesh njeri dhe bëmë planin që gjakun e mbuluam me bar, ndërsa trupin e Arbenit e zhvendosën ata në rrugë. Jam shumë e tronditur. E di që është faji im për gjithçka. Lidhjen me Arbenin e kam filluar në nxitim e sipër. Fillimisht më pëlqente fshehtësia e lidhjes dhe nuk shkëputesha dot më. Takohesha në darkë sa herë që vjehrri dhe vjehrra binim në gjumë dhe burri shkonte për të pirë. Kërkoj falje.

Esat Cani në dëshminë e dytë pranon krimin dhe thotë se Arben Gjeci para se të takohej me motrën, po pinte kafe me burrin e saj, Dëfrimin.

Esat Cani: Dyshoja që Arbeni ngacmonte ose nusen time ose motrën. E ruaja prej tre ditësh. Ditën e enjte e kam ruajtur që në mëngjes. Arben Gjeci ishte në kafe bashkë me kunatin tim, Dëfrimin dhe më pas u ndanë. E pashë kur u afrua te shtëpia e motrës. Fillimisht nuk dija ç’të bëja. Pasi i pashë të dy, bota m’u errësua. Isha shumë rëndë. Gjeta një levë dhe kur hyra brenda, motra me Arbenin ishin gjysëm të zhveshur. Nuk durova dot, e godita disa herë me levë. Më pas u tremba dhe s’dija ç’të bëja. E pashë me gjak dhe bashkë me motrën kishim hall nga fjalët e fshatit. Menjëherë vendosëm që trupin ta nxirrnim në rrugë dhe të hapnim fjalën që ishte rrëzuar nga një lartësi. Më pas ika në shtëpi dhe isha shumë i trembur.

Ndërkohë burri i Elida Canit, Dëfrimi, është shprehur se “kur më tha Elida që të kam tradhëtuar”, iu konfirmuan dyshimet. Ai thotë se kishte hallin e prindërve dhe fjalët e fshatit prandaj organizuan skenarin që Arbeni ishte rrëzuar në rrugë.

 

 

Zjarr Tv Ad