Zbardhen diskutimet në PD, Basha: S’LARGOHEM nga posti i KRYETARIT! Pa SHBA do ishim shkrirë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike gjatë ditës së sotme në selinë blu. Mes të tjerash mësohet se Lulzim Basha ka shprehur vendosmërinë për të mos u larguar nga posti i kryetarit.

“Nuk kam ndërmend të largohem nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike”, i ka thënë Basha deputetëve demokratë.

Kryedemokrati Basha ka thënë gjithashtu se vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, nuk mund të bëhej përmes votimit, pasi është një çështje që bie ndesh me Departamentin amerikan të Shtetit.

“Pa mbështetjen e SHBA do të ishim shkrirë. Për çështje që bien ndesh me Departamentin e Shtetit, s’ka votim”, është shprehur Basha.

Zjarr Tv Ad