Zbardhen emrat e 4 të ndaluarve për grabitjen e Rinasit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka ndaluar katër persona, të dyshuar si të implikuar në grabitjen e ndodhur më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet se u grabitën 10 milion euro. Mësohet se ata janë Alkond Bengasi, Renaldo Sula, V.O dhe Saimir Çela.

Këta persona janë ndaluar mëngjesin e së dielës dhe janë marrë në pyetje. Të paktën dy prej tyre dyshohet të jenë marrë me modifikimin e mjetit që nuk u arrit të digjej, nga grabitësit e Rinasit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Dy personat janë të moshës 28 dhe 29 vjeç. Njëri nga të dyshuarit u ndalua në lagjen “28 Nëntori” , i dyshuari tjetër u ndalua në periferi të qytetit.

Po ashtu mësohet se gjatë pasdites së djeshme janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës, pas Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Mësohet se arrestimet lidhen me servisin ku është kryer modifikimi i furgonit që u përdor gjatë grabitjes. Furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” konsiderohet nga grupi hetimor si një “minierë ari”, pasi autorët aty kanë lënë mjaft prova, nga gjurmët e gishtave, deri të fijet e flokëve. Ekspertiza e tyre mund të çojë tek grabitësit, edhe pse ata janë munduar që më anë të spërkatjes me benzinë të dëmtojnë çdo gjurmë të mundshme që mund të kenë lënë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit po vijojnë aksionin për arrestimin e personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë identifikuar tashmë nga ana e institucioneve ligjzbatuese.

Zjarr Tv Ad