Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit antimafia

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit antimafia, të  ekzektuar sot në Viterbo të Italisë:

Të arrestuarit janë:

Ismail Rebeshi 38 vjec, kreu i kësaj bande i arrestuar në nëntor të 2018 për trafik koakinë e heroinë, pronar i një autosalloni makinash e i një lokali nate.

Spartak Patozi i njohur me emrin “Richmond”

Shkelzen Patozi i njohur me ermin “Zeni”

Gazmir Gurguri i njojir me emrin “Gazi”

Sokol Dervishi i njohur me emrin “Codino”

Mes të arrestuarve me burg janë dhe dy femra, një shtetase italiane e një shtetase nga Maroku.

Policia e Viterbos nën drejtimin e Departamentit të Përgjitshëm të Antimafias ka ekezekutuar 13 urdhëra arresti ndaj anëtarëve të një grupi kriminal italo-shqiptar të akuzuar si anëtarë të një organizate mafioze kriminale që vepronte në territorin e provincës së Viterbos.

Gjatë aksionit 11 persona janë lënë në burg ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpiak.

Akuza ndaj tyre janë pjesëmarrje në organizim të strukturuar mafioz, zhvatje e kërcënime të dhunshme, tentativë grabitje, dhunim fizik ndaj personave, armëmbajtje pa leje, etj.

Ky grupim kriminal, nën drejtimin e shqiptarit Isamil Rebeshi i cili njihej me nofkën Ermal e të italianit, Giuseppe Trovato i thirrur Peppino, anëtar i një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta, kishte terrorirzuar sipërmarrësit dhe banorët e Viterbos.

Me anë të metodave mafioze ata kishin vënë nën kontroll këtë territor për trafikimin e lëndëve narkotike si dhe kishin përvetësuar me metoda të dhunshme disa sektorë të ekonomisë si bizneset e shitje-blerjes së flororit si dhe disa lokale nate.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur në dhjetor të 2017 e kanë vërtetuar mbi 50 episode të dhunshme të kryera nga ky grupim si kërcënime ndaj sipërmarrësve të zonës, djegje makinash mes të cilave dhe automjetet e dy punonjësve të policisë, letra kërcënuese me jetë e koka kafshësh të prera të hedhuar në dyqanet e tregtarëve që nuk pranonin të paguanin.

Shqiptari Ismail Rebeshi sipas mediave italiane është i njohur nga policia vendase e me disa precedentë penalë në trafikun e drogës.

Ai është arrestuar për herë të fundit në nëntor të 2018 me akuzën e trafikut të mbi 85 kg heroinë e kokainë nga Siria e Shqipëria drejt Italisë.

 

Zjarr Tv Ad