Zbardhen përplasjet/ “Ja u çuan, ikën palaçot”- Flutura Açka ofendon deputetët që braktisën Kryesinë! Saimir Korreshi: Si s’të vjen turp ty moj?

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur përplasjet mes deputetëve të PD-së gjatë mbledhjes së Kryesisë në selinë e PD-së zyrtare, për zgjedhjen e datës për kreun e ri të kësaj force politike.

Në debat janë përfshirë deputetët Saimir Koreshi, Bledion Ballbati, Lefter Gështenja dhe kolegia e tyre Flutura Açka.

Kjo e fundit iu është drejtuar anëtarëve të kryesisë që braktisën takimit duke i ofenduar “palaço”.

Kjo ka sjellë përplasje mes saj dhe kolegut Saimir Korreshi, i cili iu është kthyer “Si nuk të vjen turp ty moj”.

“Ja u çuan dhe ikën këta palaçot”, iu është drejtuar ajo.

“Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?!”, i ka thënë Korreshi, sipas BalkanWeb.

Zjarr Tv Ad