Zbardhen skenarët e protestës së 20 shkurtit, a do të mbajë fjalim Berisha?

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme, e martë 20 shkurt, opozita ka thirrur protestë kundër qeverisë dhe pritet që tubimi të nisë në orën 17:30 para Kryeministrisë.

Mësohet se në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, do të jetë ‘prezent’ përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim.

Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.

Kujtojmë se gjatë paradites së sotme, policia njoftoi dhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit.

Për protestën do të angazhohen 1100 efektivë policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, ndërsa RENEA do të jetë në gatishmëri. Gjithashtu do të ketë dhe autobote uji, ndërsa njoftohet dhe për një kordon me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Zjarr Tv Ad