Është zbardhur debati i zhvilluar mesditën e sotme, në mbledhjen mes ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe punonjësve të AlbControl.
Punonjësit e AlbControl, kanë firmosur deklaratën e paaftësisë së përkohshme për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë në punë, ndikuar edhe nga pandemia.
Në mbledhje, e cila përfundoi pa një marrëveshje mes palëve, punonjësit e Albcontrol theksuan se janë pushuar nga puna, pas firmosjes së paaftësisë së përkohshme, fakt i kundërshtuar nga Ministrja Balluku.
Debati i plotë në mbledhje:
Punonjësi: Jemi në linjë të panegociueshme të dakordësuara me të gjithë kontrollorët
Balluku: Kush është larguar nga puna?
Punonjësi: Jemi me Lolën
Balluku: Kush është Lola… ëhëë
Punonjësi: Na ka ardhur një urdhër për shkarkim nga puna për shkak se kam deklaruar paaftësinë në përfundim të punës dhe kam vënë në rrezik sigurinë
Balluku: Kush është kolegu ..
Punonjësi: Kolegu është Ilir Ciko
Balluku: Ilir Ciko është në negociatat e veta, mos u lodhni me Ilir Cikon ka kohë që flet me Drejtorin operacional kanë punët e veta. Nuk besoj që Ilir Ciko t’ju ketë kontaktuar juve, sepse e di që ai po flet ka kohë, për kthim në punë e gjëra të tjera. E keni kërkesën nga Ilir Ciko? Sepse Ilir Ciko është në kontakt me Tan Isakun, ndaj më duket e habitshme kjo që po thoni
Punonjësi: Unë rikthej në vëmendje një mbledhje të sindikatës..
Balluku: A ti e ke para tre vjetësh, po pyete një herë Ilir Cikon vetë se është i zoti i vetes besoj është adult. Kini parasysh e ka një kontakt të vetin me drejtori operacional dhe nuk besoj që kërkon të përfaqësohet nga ju. Vazhdoni me dy kolegët…
Punonjësi: Kjo është pikë e kërkuar nga të gjithë kontrollorët zonja ministre. Përfshi edhe Ilirin
Balluku: Ilir po ju them edhe një herë ka një kanal komunikimi të vetin, për hesape të veta, i është bërë ofertë nga Tani nuk e di që është i zoti i operacionalit dhe ka një marrëdhënie të vetën, mos e përmendi më Ilirin, lëreni Ilirin të flasë për veten e vet, mos u shqetësoni për të. Vazhdojmë me dy kolegët që keni merak, tjetër..
Punonjësi: Pika e dytë është shfuqizimi i vendimit të bordit marrë në datë 24 prill. Kjo është urgjente…
Tjetër punonjës: Unë sa fola me Ilir dhe ai thotë vetë sot do kthehet në punë, bashkë me dy kolegët e tjerë ndërkohë që është në negociata edhe me ju edhe me Dritanin deri te
Balluku: Jo unë jo.. unë me Ilir nuk kam asnjë lloj kontakti. Mos u merrni me Ilir se po ju them flet vetë me Isakun me mua jo
Punonjës: Një historik të shkurtër, si shkuam deri këtu
Balluku: Patjetër do preferoja shumë
Punonjës: Situata aktuale nuk është e mirë, pse u arrit deri këtu dhe pse kulmoi dje. Unë dje kam qenë në punë me 4 kolegë dhe duke parë situatën.. nëse të gjithë kolegët janë të stresuar unë cfarë të bëj. Në fund të turnit , paaftësi të përkohshme siç e ka skema e kompetencës që e keni firmosur vetë ju. Pa asnjë lloj problemi e dorëzojmë, zotëria thotë “je i pushuar” më ka dhënë letrën, e kam këtu.
Balluku: Jo letrën e kam edhe unë …
Punonjës: Po por jam hequr nga grafiku, dhe kur hiqesh nga grafiku … Në datë 12 duhet të paraqitem në punë, që unë të marr fletën e …
Balluku: JO të bësh ballafaqimin. Duhet t’i referoheni Kodit të punës.
Punonjës: Po pse hiqem nga grafiku unë? Unë nuk shkoj dot në punë..
Balluku: Atëhere.. Ti nuk shkon dot në punë sepse ke firmosur një letër që je i stresuar sepse ke marr borxhe te familjarët kështu më rezulton për të jetuar. Pra, nuk është arsyeja se ti je hequr nga grafiku se t’u dha letra për ballafaqim. ballafaqimi bëhet në zyrën e drejtorit të personelit, mund të pyesni në administratë. Dhe në një përqindje të lartë të rasteve ka edhe dakordësi, mbyllet ballafaqimi e vijohet puna. Ndaj kodi i punës vendos ballafaqim dhe ballafaqimi është lënë në datë 12. Asnjeri nga ju nuk është larguar nga puna. As ti edhe as Lola. Ju keni dorëzuar në grup të gjitha letrat e turnit.
Punonjës: Jo nuk është kështu. E para e punës unë jam supervizor, mund të shpall paaftësinë e përkohshme, por mund të vazhdoj të merrem me detyra administrative s’mund të largohem. Ai momenti që me heq nga grafiku… po nuk është ky problemi, këtu ështe stresi etj… Unë i mblodha letrat sipas procedurës, dhe e kam bërë me referenca. Letra që më dhanë mua i thash “kush është arsyeja që po më hiqni nga puna”, nuk dinin të ma thonin.
Balluku: Ti nuk pret që të vi një punonjës administrate i cili njeh vetëm ligjin dhe atë zbaton dhe të të thotë ty arsyet, prandaj është ballafaqimi. Por mua nuk më rezulton asnjë i larguar nga puna. Nuk ka një urdhër pezullimi të prerë, ka thërritje për ballafaqim.
Punonjësja: Më fal mund të ndërhy unë pak, këtu shkruan qartë: Në këtë takim do të viheni në dijeni mbi arsyet e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës dhe keni të drejtë të paraqitni pretendimet tuaja. Nuk thuhet gjëkundi dialog, nuk thuhet gjëkundi..
Balluku: Ke të drejtë, quhet procedurë ballafaqimi. Ma lexo fjalinë e fundit të lutem.
Punonjësja: Znj. Flora Ndreca të paraqitet në dt. 12.04.2021 për takim në zyrën e drejtorit të divizionit administrativ. Në këtë takim do të viheni në dijeni mbi arsyet e zgjidhjes së marrëdhënies së punës dhe të keni të drejta të paraqisni pretendimet tuaja mbi këto arsye
Balluku: Po pse duhet të paraqiten pretendime, nëse kontrata juaj do ishte ndërprerë, do kishe mundësi të bëje pretendime.
Punonjësja: Znj. Balluku kështu funksionon, thirresh unë shfaq mendimet e mia dhe ju merrni vendime për heqje kjo është për zgjidhjen e kontratës. Ne i jemi bazuar skemës së kompetencës. Unë nuk duhet të hiqem nga puna, është futur cënimi i hapsirës ajrore. Unë e kam bërë pasi kam mbaruar turnin, nuk e kam ndërprerë punën në asnjë moment.
Balluku: Një person ka dorëzuar gjithë grupin …. Asnjë nga ju të dy nuk është larguar. Uluni dhe bëni procedurën, mos e bëni në dt. 12..
Punonjësja: Ca do të thotë kjo, se nuk e kuptova ?
Balluku: Mos e bëni ballafaqimin në dt. 12, uluni bëjeni sot, meqë jeni mbledhur.
Punonjësja: Jo moj ja ku jemi të gjithë këtu, nuk ka pse ..Le të bëhet, kemi ardhur për negociata.
Balluku: Lola nuk e bëni dot kështu sepse është personale. Ti e ke kontratën të firmosur 50 veta bashkë apo…
Punonjësja: Kemi kontratë kolektive që e kemi shfrytëzuar po ju kemi edhe individuale, që ju po më hiqni nga puna me pa të drejtë.
Balluku: Lola keni kontratë individuale, ulu me drejtorin e burimeve njerëzore sot bëni ballafaqimet, mbaj procesverbalin dhe dilni me rezultat … ( punonjësit ndërpresin mbledhjen e largohen)