Zbardhet dëshmia e ushtarit në Gramsh: Po hynte brenda në magazinë dhe …

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hyrja e dy rusëve dhe një ukrainasi në brendësi të uzinës së armëve në Gramsh shkaktoi panik dhe pasiguri në vend. Këtë të mërkurë dy ushtarët që u përpoqën ti ndalonin ata, por më pas u sulmuan me spraji. Ta kanë dhënë dëshmi para hetuesve.

Ardian Xhaka është shprehur në prokurori se Mikhail Zorin ishte ai që tentoi i pari të hynte në magazinën e armëve. Xhaka ka shtuar se i ka bërë thirrje për të ndaluar, por u sulmua me spraji.

“Rreth orës 17:25 në afërsi të objektit ushtarak nr.8 dëgjova një zhurmë dhe pashë një person që afrohej e dera e hyrjes kryesore. Ai tentoi që ta hapte atë dhe të futej brenda objektit. I bërë thirrje të ndalonte, por ai u largua me vrap duke kaluar rrethimin e murit të uzinës.

U vura në ndjekje të këtij shtetasi dhe njoftova përgjegjësin e rojeve, Aldo Bicin. Në një distancë rreth 200 metra nga muri rrethues bëmë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtij shtetasi. Në atë moment që u afruam, ai kundërshtoi dhe na sulmoi me sprai kimik, na e hodhi në trup dhe në fytyrë. Ne e ndaluam shtetasin, deri kur erdhi policia”, tregoi ai.

 

Zjarr Tv Ad