Zbardhet dëshmia e Gaçajt për atentatin te “1 Maji”: Të shtënat mbi ne një ngatërresë, nuk i njoh autorët

0
1144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ELVIS-GACAJ-e1443786710750

TIRANE- Prokuroria do të kërkojë në gjykatë caktimin e masës arrest me burg për tre personat e arrestuar pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 1 tetor te lulishte “1 maji” në Tiranë. Sipas Prokurorisë së Tiranës, masa “arrest me burg” është kërkuar për 20­vjeçarin Sael Sulaj dhe 23-vjeçarin Vasiel Çavo, të cilët akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe shitje e shpërndarje të lëndëve narkotike. Po kështu, masa e sigurimit “arrest me burg” është kërkuar nga prokuroria edhe për shtetasin Elvis Gaçaj, që mbeti i plagosur nga të shtënat me breshëri drejt makinës së tij tip “BMW”.

 

Gaçaj akuzohet për një sasi droge që policia gjeti në banesën e tij pas atentatit ku mbetën të vrarë Klevis Rugova dhe Aurora Oskian, që ndodheshin në makinën e tij. Dy të dyshuarit e arrestuar për vrasjen e dyfishtë gjatë dëshmisë para grupit hetimor kanë pranuar krimin, shkruan “Panorama”.
Ata sqaruan para hetuesve se objektivi i tyre ka qenë 40­vjeçari Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur, ndërsa Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, u vranë gabimisht, pasi dy të rinjtë nuk kishin parë persona të tjerë në automjet për shkak të errësirës.

GAÇAJ MOHON AKUZAT
Grupi i hetimit ka zbuluar se Elvis Gaçaj ishte drejtues i një grupi që shpërndante drogë në Tiranë. Ai kishte pasur përplasje të vazhdueshme, sipas policisë, me shtetasit Vasiel Çavo dhe Sael Sulaj.
Për shkak të këtyre përplasjeve, në prill 2015, Gaçaj i kishte dhunuar keqazi dy të rinjtë duke u bërë shkak kështu për reagimin e tyre me planin e hakmarrjes.

Por ndërsa këto të dhëna janë konfirmuar nga Prokuroria e Tiranës dhe policia, me prova e dëshmi, në pohimet paraprake pas arrestimit, Elvis Gaçaj sipas hetuesve ka mbajtur qëndrim mohues. Sipas grupit të hetimit, Gaçaj ka pretenduar se të shtënat mbi makinën e tij kanë qenë një ngatërresë dhe se personat e arrestuar për atentatin nuk i njeh dhe nuk ka ndonjë lidhje me ta.

VRASJA PËR DROGËN
Referuar dëshmisë së dhënë në polici nga dy të arrestuarit për atentatin, dy të rinjtë kanë thënë se kishin vendosur të hakmerreshin për dhunën e Elvis Gacajt ndaj tyre. Përgjatë 6 muajve, Sulaj dhe Çavo kanë arritur të blejnë një kallashnikov dhe një pistoletë “TT”, dhe kishin ndjekur thuajse çdo lëvizje të 40­vjeçarit. Ata kanë vendosur që atentatin ta kryenin në zonën e Tiranës së Re, ku ai lëvizte më shpesh. Sipas dy të arrestuarve, konflikti i tyre me 40­vjeçarin kishte nisur për shkak se ata kishin shitur drogë në zonën e Tiranës së Re, me çmim disi të zbritur në krahasim me çmimin që kishte vendosur Elvis Gaçaj.

Ky veprim i të rinjve i kishte nxjerrë probleme 40­vjeçarit që vepronte në të njëjtën zonë duke u përplasur fizikisht me dy të rinjtë Vasiel Çavo dhe Sael Sulaj. Për konfliktet mes të plagosurit nga atentati dhe dy të arrestuarve mësohet se kanë dëshmuar në polici edhe persona tëtjerë të njohur të dy palëve.

Nga ana tjetër, policia ka gjetur në lumin e Lanës pranë vendngjarjes, kallashnikovin e përdorur në ngjarje. Në këtë zonë është gjetur edhe një qese plastike e përdorur për armën, ku janë identifikuar shenjat e gishtave të dy të rinjve.

Zjarr Tv Ad