Zbardhet dinamika e plotë e incidentit me rusë në Gramsh, si ndodhi ngjarja e pazakontë në uzinën e demontimit të armëve. Të rinjtë akuzohen për spiunazh

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një incident i pazakontë u regjistrua pasditen e së shtunës në uzinën e demontimit të armëve në fshatin Çekin të Gramshit, kur dy shtetas rusë dhe një ukrainas, janë pikasur duke fotografuar uzinën ushtarake, e cila prej disa vitesh merret me demontimin e armëve.

Svetlana Timofoeva, 33-vjeçe, e njohur në rrjet si blogere, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari, Fiodor Mihailoviç, ky i fundit ukrainas, u konstatuan pranë uzinës së demontimit të armëve, e cila ndodhet rreth 4 km larg Gramshit. Rasti shkaktoi bujë në media, kur njëri prej tyre ka hedhur spraj neuroparalizues, kur 2 ushtarakët shqiptarë që ruanin uzinës dhe janë përpjekur t’i neutralizojnë.

“Nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, është njoftuar se në afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake. Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spraj neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij”, sqaroi Policia.

Pas këtij momenti, është shoqëruar 23-vjeçari Zorin, i cili është dërguar në komisariatin e Policisë së Gramshit dhe më pas janë kapur edhe dy personat e tjerë. Rreth 24 orë pas ngjarjes, Policia e Elbasanit njoftoi zyrtarisht se ka arrestuar tre të rinjtë, nën akuzën e “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

SI NDODHI NGJARJA

Ka qenë ora rreth 17:40 minuta, kur roja e Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Ministria e Mbrojtjes thotë se ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

“Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojës dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij”, thuhet në njoftim

USHTARAKËT NË SPITAL

Pasi shtetasi rus 23-vjeçar u hodhi spraj, lënda e të cilit nuk dihet ende, por që Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Elbasanit thonë se ishte “neuro-paralizues”, dy ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka, u transportuan për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nga mbrëmje e së shtunës deri të dielën, ata qëndruan në spital kur morën ndihmën e nevojshme mjekësore, sigurisht pa rrezik për jetën. Gjatë ditës së diel, dy ushtarakët pasi janë vizituar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kanë lënë spitalin për t’u kthyer në banesat e tyre. Autoritetet qeveritare i konsideruan ata heronj.

ÇFARË U SEKUESTRUA

Dy shtetasit rusë dhe i riu ukrainas, statusi i të cilëve nuk dihet ende, pretendojnë se kanë ardhur për turizëm në Shqipëri dhe se kishin pasion fotografimin e bazave të vjetra ushtarake. Ata kanë shkuar në zonë me një automjet luksoz, i cili kushton rreth 80 mijë euro. Edhe ky automjet është bllokuar nga ana e Policisë dhe do të jenë organet e drejtësisë ato që do të vendosin më tej.

“Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjeç, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme”, tha më tej Policia.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit”, sqaroi policia mbrëmjen e shkuar.

Zjarr Tv Ad