Partia Demokratike, ka dorëzuar sot në Kuvend projektligjin me disa ndryshime kushtetuese, që lidhen me ndryshimet kushtetuese të korrikut 2020, të ashtuquajturin vettingu i politikanëve dhe Reforma Territoriale. PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me b*urgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me pasuri të pajustifikuar ligjërisht.
Neni 1- Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:
“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Pra, të gjithë kandidatët që duan të garojnë në zgjedhje por nuk kalojnë vettingun e politikanëve, atëherë nuk do të marrin pjesë. Subjekt të kontrollit të pasurisë janë:
deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i bashkisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit. Ndër këto subjekte mungon kryetari i opozitës. Nëse ai ndodh të jetë dhe deputet siç është Lulzim Basha sot, atëherë mund t’i nënshtrohet vettingut. Por në rast se kryetari i opozitës zgjedh të mos shkojë në Kuvend? Ai i shpëton kontrollit të pasurisë dhe figurisë. Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon kthimin e hartës së vjetër territoriale, me Komuna dhe Bashki.
Neni 4 – Pika 1 dhe 3 e nenit 108 ndryshohet si vijon:
“1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj…”
Vijon…