Zbardhet dosja/ Zv.Ministrja e Ramës mori ryshfet 1 mijë Euro, një celular dhe një arkë me peshk…

0
995
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka rënë rastësisht në ‘rrjetën’ e SPAK.

 Sipas dosjes hetimore, të siguruar nga gazetari Eni Ferhati për Euronews, mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër procedim dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.

Në dosjen hetimore saktësohet se Rovena Voda, nën cilësinë e zv.ministres së Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare prej 1 mijë euro dhe përfitime materiale (celular) nga Majlinda Hasani, në rolin e sekseres, për të punësuar Florida Beun.

Madje gjatë bisedave të tyre është zbuluar se; znj. Voda i ka thënë që se nuk e punëson dot si shefe, por mund ta emërojë specialiste diku. Më pas, në shkurt të 2020-ës, ato janë janë takuar në ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende vakante.

“Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk”, thuhet në dosjen hetimore. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi për punësim.

Rovena Voda, po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Zjarr Tv Ad