Zbardhet itinerari i peshkarexhës me 25 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, ngarkesa dyshohet se u nis nga Libia! Precedenti dy muaj më parë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi prej 25 mijë litrash naftë kontrabandë janë sekuestruar nga Policia në Durrës, ndërsa në pranga ka përfunduar ekuipazhi i peshkarexhës. Zakonisht, anije të tilla furnizohen me naftë në Libi për shkak të çmimit të ulët atje dhe vijnë më pas në portin e Durrësit.

Në pranga përfunduan shtetasit Shpëtim Cani, 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten, si dhe Roland Cani, 41 vjeç, me detyrë marinar i anijes së peshkimit ‘LEON’. “Si rezultat i kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërive, shërbimet e PKK Port Durrës në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, ekipin monitorues të Guardia di Finanza dhe me specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar planin intensiv operacional të koduar ‘Diesel 2’, në kuadër të të cilit janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshme dhe janë vënë në pranga shtetasit Sh. C., 43 vjeç dhe R. C., 41 vjeç, banues në Kavajë (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe kanë ndaluar për kontroll anijen e peshkimit, me të cilën lundronin shtetasit e arrestuar. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në bordin e anijes së peshkimit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, për të cilën këta shtetas nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm”, sqaroi Policia e Durrësit. Pas arrestimit, vëllezërit kanë deklaruar se karburantin e kishin për punët e tyre. “Karburantin e kemi për anijen tonë, nuk kemi kryer asnjë shkelje. Siç e patë edhe vetë, nuk kishim sajuar depozita, por vetëm depozitën e mjetit”, kanë thënë ata.

PRECEDENTI

Më 23 korrik, 80 mijë litra naftë u sekuestruan nga Policia në Durrës, e cila ishte transportuar me një peshkarexhë të posaçme. “Dolën në det, pa njoftuar kapitanerinë dhe Policinë Kufitare, si dhe fikën GSP, me qëllim marrjen e një sasie të madhe nafte dhe futjen e saj kontrabandë. Bllokohet nga Policia peshkarexha me 80.000 litra naftë. Shpallen në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët kishin përshtatur një depozitë në një peshkarexhë, për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshkarexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit”, sqaronte Policia.

Zjarr Tv Ad