Zbardhet kalendari/ Manchester City e nis nga Londra, duel “BIG” që në start

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka vetëm pak ditë që Premier League angleze ka ulur siparin, duke mbyllur me sukses një sezon plot emocione dhe tituj.

Përpos Manchester Cityt që fitoi titullin kampion të Premier League, dy skuadrat tjera britanike, Liverpool dhe Chelsea arritën të triumfonin në kompeticionet më të rëndësishme Europiane, përkatësisht në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

Gjithsesi, ky sukses nuk i ka lënë duarkryq drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit, që kanë zbuluar edhe kalendarin futbollistik për sezonin 2019-2020. Sipari ngrihet me duelin e “Anfield Road” më 9 gusht, aty ku Liverpool pret të sapo ngjiturit në ligë, Norwich City.

Vetëm pak orë më pas, ekzaktësisht në orën 13:30 të së shtunës së 10 gushtit, është radha e kampionëve të vendit, Manchester City për të zbritur në fushë. “Qytetarët” do ta nisin mbrojtjen e titullit ndaj West Ham.

Supersfida e kësaj jave luhet të dielën e 11 gushtit në “Old Trafford”, aty ku Manchester United vendas pret Chelsea. Tottenham e nis në shtëpi ndaj Aston Villës, teksa Arsenali viziton Newcastle.

Zjarr Tv Ad