Zbardhet lista: Këta janë 20 deputetët që firmosën për shkarkimin e Alibeaj, nisma mbeti në letër pas largimit të 4 prej tyre

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enkelejd Alibeaj vendosi dje të përjashtonte katër deputetë nga grupi parlamentar i PD në Kuvend me argumentin se nuk kishin reflektuar për atë që ndodhi në selinë blu në 8 janar 2022, pas një viti nga masa e pezullimit që kishte dhënë për ta Lulzim Basha.

Megjithatë, ky vendim mësohet se erdhi pasi në grupin parlamentar ishte duke u ndërmarrë një iniciativë për ta shkarkuar Enkelejd Alibeajn nga drejtimi dhe në vend të tij të zgjidhej nënkryetari aktual, Ervin Salianji.

Emisioni “Open” në News 24 ka publikuar sot një listë me 20 deputetë të cilët kanë firmosur pro shkarkimit të Alibeajt. Në listë përveç deputetëve që njihen tashmë për përkrahjen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ka edhe emra si Flutura Açka dhe Ferdinand Xhaferraj të cilët kanë qenë më herët në krah të Alibeajt.

Por nisma për shkarkimin e kreut të grupit nuk u arrit të materializohet pasi Alibeaj largoi katër deputetë, duke bërë që numri i tyre pro largimit të shkonte në 16.

20 deputetët që kanë firmosur për shkarkimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi

Bujar Leskaj
Edi Paloka
Ina Zhupa
Isuf Çela
Luçiano Boçi
Greta Bardeli
Kastriot Piroli
Lindita Metaliaj
Sorina Koti
Tomorr Alizoti
Xhelal Mziu
Zef Hila
Ervin Salianji
Flutura Açka
Ferdinand Xhaferraj
Bledion Nallbati
Agron Shehaj
Belind Këlliçi
Tritan Shehu
Oerd Bylykbashi
5 deputetët e përjashtuar nga PD dhe një deputet i pavarur

Sali Berisha
Albana Vokshi
Edmond Spaho
Flamur Noka
Luan Baçi
Petrit Doda (I regjistruar si i pavarur)
15 deputetët e PD që mbështesin Enkelejd Alibeaj:

Arbi Agalliu
Dashnor Sula
Enkelejd Alibeaj
Eralda Bano
Flamur Hoxha
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Jorida Tabaku
Kreshnik Çollaku
Lefter Gështenja
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Ramadan Likaj
Sajmir Korreshi
Zheni Gjergji

17 deputetët e PD që mbështesin Sali Berishën:

Ervin Salianji
Bujar Leskaj
Edi Paloka
Ina Zhupa
Isuf Çela
Luçiano Boçi
Greta Bardeli
Kastriot Piroli
Lindita Metaliaj
Sorina Koti
Tomorr Alizoti
Xhelal Mziu
Zef Hila
Agron Shehaj
Belind Kellici
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu

8 deputetë të PD të cilët nuk janë pjesë e grupimeve:

Agron Gjekmarkaj
Bledian Nallbati
Dhurata Çupi
Oriela Nebiaj
Fatjon Feizaj
Ferdinand Xhaferraj
Flutura Açka
Petrit Doda

Zjarr Tv Ad