Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Marrëveshja që ka nënshkruar kreu i PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij e autorizon PD që të dërgojë në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Ivi Kaso është autorizuar si personi që do të regjistrojë koalicionin dhe do të përfaqësojë koalicionin gjatë shortit në KQZ.
Partia Kryesore e koalicionit është PD-ja, ndërkohë në listat që do të dorëzohen në KQZ do të përfshihen emrat e kandidatëve dhe numrat e tyre.
Sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve pranë KQZ-së. Opozita do të fute në zgjedhejt e 25 prillit me 2 lista, në njërën do të jenë kandidatët e PD-së dhe aleatët e saj, në tjetrën do të jenë kandidatët e LSI, me të cilën PD-ja pritet të bëjë koalicion paszgjedhor.