Zbardhet mashtrimi i Rama&Cakaj për samitin e Sarajevës: Shqipëria merr pjesë me Presidentin e vetë!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke nisur nga dita e sotme 8 korrik, në Sarajevë do të mbahet samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEEPC) organizuar nga Bosnje Hercegovina. Me rastin e këtij aktiviteti të rëndësishëm rajonal në prag të tij ka pasur edhe disa incidente. Mësohet se në këtë takim të rëndësishëm ku do të diskutohet në mënyrë më të thelluar veçanërisht për piketat e e hedhura në Poznan të Polonisë, për të përfaqësuar vendin tonë nuk është ftuar kryeministri, Edi Rama, por vetëm presidenti Meta dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. Ky injorim që i është bërë Ramës ka bërë që Cakaj të flasë në emër të vendit tonë, duke deklaruar në faqen e tij në Twitter se, Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin për Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEEPC).

Por e vërteta është se në atë samit do të mungojë qeveria dhe jo Shqipëria, sepse presidenti i saj Ilir Meta tashmë ndodhet në Sarajevë për të përfaqësuar vendin e tij.

Mësohet se Rama ka bërë gjithçka që të jetë prezent në Sarajevë, edhe pasi ka mësuar se aty do të jetë presidenti i Turqisë Erdogan. Në mënyrë të koordinuar më herët edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte deklaruar refuzimin e pjesëmarrjes në këtë samit, duke i dhënë kështu ministrit Cakaj një alibi, pavarësisht se të dy kanë përdorur Kosovën.

 

Zjarr Tv Ad