Zbardhet përplasja me armë në Velipojë: U tentua të vriteshin 2 shkodranë

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona kanë tentuar të vrasin dy shtetas të tjerë mbrëmjen e23 korrikut në Velipojë. Policia e Shkodrës zbardhi ngjarjen e djeshme  duke arrestuar  2 persona ndërsa është shpallur në kërkim njëri prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.Ngjarja u shënua në afërsi të një lokali në Velipojë.  Policia shkon në vendngjarje me të dëgjuar të shtënat dhe pas rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dy shtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç,  banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.”  Informon policia.Pas krimit autorët janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP Shkodër. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të shtetasit F. P. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshin të dy autorët.  Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si dhe krehja e zonës, për gjetjen e armëve që kanë përdorur autorët.

Zjarr Tv Ad