Zbardhet plani i biznesit për projektin e portit të Durrësit/ Investimi deri në 2 miliardë euro, por biznesmeni arab do sponsorizojë vetëm 3.4% të shumës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

MARIGLEN KUME/ Kuvendi i Shqipërisë do të nisë këtë javë të shqyrtojë marrëveshjet për ndërtimin e projektit “Durrës Yachts adn Marina”.

Projekti është shpallur investim strategjik dhe parashikon zhvendosjen e portit aktual të Durrësit dhe në pronën e tij do të ndërtohen apartamente, qendra komerciale dhe hotele. Gazeta “Panorama” ka mundur të zbulojë planin e investimit. Sipas dokumenteve, biznesmeni arab Alabar do të ketë 63% të aksioneve, ndërsa shoqëria aksionere “ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY SH.A” me administrator Erlis Hereni do të zotërojnë 33.3% të aksioneve. Sipas marrëveshjeve përkatëse Alabar, përmes “Eagle Hills Real Estate Development” do të jetë zhvilluesi i projektit

NDËRTIMI

Shteti shqiptarë do t’i vërë në dispozicion biznesmenit arab rreth 800 mijë metër katrorë të Portit Aktual të Durrësit për të zhvilluar projektin. Sipas planit të biznesit, sipërfaqja e truallit që do të përdoret për ndërtim objektesh do të jetë 50% e sipërfaqes totale, pra, rreth 400 mijë metër katrorë. Në këtë përfshihen apartamente, hotele dhe qendra biznesi. “Projekti synon të zhvillojë këtë pjesë të qytetit, duke përdorur elementët e arkitekturës tradicionale shqiptare me arkitekturën bashkëkohore mesdhetare nëpërmjet një paramendimi të ri të portit të zonës përreth duke sjellë vijë bregdetare të re, duke integruar zonën e banimit përgjatë detit dhe marinës duke orientuar turizmin vendas drejt elitës.

Ky projekt i konceptuar si një kompleks turistik rezidencial do të sjellë një zhvillim të madh infrastrukturor pasi ndërtimi i sistemit rrugor të këtij kompleksi do të sjellë zhvillim edhe për zonën përreth. Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe totale 1.3 milionë metër katror ose në skenarin më të mirë deri në 2 milionë metër katrorë. Në këtë përfshihen hotele që do të krijojnë deri në 850 dhoma, sipërfaqe biznesi, 80 mijë m2 ambiente të hapura, deri në 700 m gjatësi plazhi dhe deri në 280 vende për jahte”, thuhet në planin e investimit. Ndërkohë sa i përket anës financiare parashikohet që i gjithë projekti të kushtojë mbi 2 miliardë euro.

Mirëpo, ajo që bie në sy është fakti se shuma që do të hedhë si kapital për investim investitori arab është vetëm 76 milionë euro, pasi 76 të tjera do të merren kredi, ndërsa pjesa tjetër do të funksionojë përmes parapagesës për apartamentet për të pasur një vijueshmëri projekti. Sipas planit të biznesit, 6/8% të totalit të shumës së investimit do sigurohet nga 3.4% investitori strategjik, 3.4 nga kreditë, ndërsa 93.3 e shumës do të sigurohet nga parapagesat e klientëve për të bërë rezervimet e apartamenteve. Nëse nuk do të ketë blerës, atëherë rrjedhimisht edhe projekti i “Durrës Yacht and Marina” i bie që të pezullohet ose të ngadalësohet.

NDËRTIMI ME FAZA

Projekti parashikohet që të ndërtohet me faza. Faza e parë përbën volumin më të vogël të punimeve. “Faza e parë e ndërtimit parashikohet të përfshijë ndërtimin e 4000 apartamenteve, afërsisht 150 dhomave hoteli dhe 28 mijë metër katrorë zonë e tregtimit me pakicë. Ndërsa në fazën e dytë të ndërtimit parashikohet të përfshijë ndërtimin e 8646 apartamenteve 752 dhomave, rreth 280 vende ankorimi në Marinë dhe 19500 metër katrorë zonë të tregtimit me pakicë.

Në fazën e parë të projektit planifikohet që të futen të ardhura nga shitja e apartamenteve në vlerën e 637.036.964 eurove ndërsa në fazë e dytë pritet të fitohen nga vlera e shitjeve të apartamenteve 1 miliard e 617 milionë eurove”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazeta “Panorama”. Ndërkohë, planifikohet që të ketë të ardhura të tjera edhe nga shitja e parkingjeve apo nga shitjet për hotelet me 4 apo 5 yje. “Të ardhurat totale për të gjithë projektin Durrës Yachts and Marina” vlerësohen të jenë në 3.2 miliardë euro nga të cilat 990 milionë nga faza e parë e punimeve, ndërsa 2.2 miliardë nga faza e dytë të zhvillimit të projektit. Sipas planifikimit, një metër katror i apartamenteve që do të shiten do të kushtojë minimalisht 1500 euro, ndërsa nga viti në vit parashikohet të rriten ndërsa për parkingjet përllogaritet shumë fikse 18 mijë euro për një post parkimi.

Zjarr Tv Ad